Informacion Përmbledhës
Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 14. 05.2020.
Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut Shkodër vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe drejt normalizimit të plotë
a. Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, janë konfirmuar negativ të mostrat e marra dje. Vazhdon hetimi epidemiologjik për rastet e dyshuara.
• Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve ngelet në 116 pozitiv covid-19.
• Sot janë dërguar 4 mostra për në ISHP në Tr
b. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja covid – 19 ne dy bashkitë, Puke dhe F.Arrëz. Sot u organizua online trajnimi per 4 mjeke dhe 4 infermier të cilët do të mbulojnë me sherbim provimet e maturanteve, si dhe me dy grupet e punës të institucioneve të AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukë janë ushtruar kontrolle në subjektet si (zyra eurosig, Banke Agro-Kredins, Raiffazen, 1 Prodhim uji të pijshëm, 1 artikuj te ndryshem, 1 kancelari, 1 dyqan veshmbathje etj.. ku nuk u konstatuan probleme.
c. NJVKSH, M.Madhe. Informohemi se nuk kemi asnje rast covid-19.
Në zbatim të Urdhërit të përbashkët për Vetëkarantinimin e Shtetasve Shqiptare që duan të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare tokësore, sot kanë hyrë nga pika kufitare Hani i Hotit 21 persona të cilët do të vetëkarantinohen në banesat e tyre. Nuk janë banore të zonave të kuqe, as të Malësisë së Madhe. Janë njoftuar NJVKSH përkatëse. Aktualisht nuk ka asnjë person të karantinuar në territorin e rrethit Malësi e Madhe.
Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 48 vizita të urgjencës, nga këto jane 3 raste te dyshuara për covid-19, për të cilat janë marrë mostrat dhe dërguar në Tr.
Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve ka vijuar puna e strukturave të DVP nëpërmjet 13 pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut. Janë marrë rreth 12 masa administtrative per kembesoret. Aktualisht situata në të gjithë territorin e Qarkut është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.
Nga Drejtoria e Trajtimit të Studentëve, informohemi se aktualisht në ambientet e Konviktit “Luigj Gurakuqi”, sot me dt.15.05.2020, janë larguar edhe 2 shtetasit e fundit të cilët kanë kryer periudhen e karantines prej 14 ditësh. Aktualisht nuk kemi të akomoduar në qendra karantinimi, por të izoluar në shtëpi rreth 14 përsona të cilët monitorohen nga NJVKSH.
Nga Drejtoria Rajonale Arsimit ne bashkëpunim me DVP, NJVKSH dhe bashkitë janë marrë masat e duhura për zbatimin e udhëzimeve të MAS për vijimin e provimeve të maturantëve. Nga Institucioni i Prefektit në bashkëpunim me DRKSH u konstatuan konkretisht masat e marra në këtë drejtim.
Vijon të monitorohet dhe koordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.