Informacion Përmbledhës
Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 13. 05.2020.
Situata epidemiologjike në të gjithe territorn e Qarkut vazhdon të jetë e qëndrueshme.
a. Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, janë konfirmuar negativ të 15 mostrat e marra dje. Vazhdon hetimi epidemiologjik për rastet e dyshuara.
Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve ngelet në 116 pozitiv covid-19.
• Vijon kontrolli epidemiologjik i 2 shtetasve në konviktin e Univerisitetit “Luigj Gurakuqi”. Gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore.
b. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja covid – 19 ne dy bashkitë Puke dhe F.Arrëz. Sot u kthyen pergjigjet e 11 mostrave të përsonelit të shërbimit të 3 farmacive dhe 7 punonjës të patrullave të policisë të Bashkisë Puke të cilat rezultuan negative.
Sot dy grupet e punës të institucioneve të AKU, ISHSH, DVP të Komisariatit Pukë kanë ushtruar 7 kontrolle ne sherbimet e dyqaneve si (berber, byrektore, dyqane ushqimore, artikuj te ndryshëm, kancelari,) etj.. ku nuk u konstatuan probleme
c. NJVKSH, Malësi e Madhe: Informohemi se mostra e dërguar në ISHP, ka rezultuar negativ. Nderkohe jane marrë edhe dy mostra të tjera sot dhe janë dërguar në ISHP, pasi të dy përsonat kanë kontaktuar me një përson infermier e rezultuar pozitiv.
Në zbatim të Urdhërit të përbashkët për Vetëkarantinimin e Shtetasve Shqiptare që duan të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare tokësore, sot kanë hyrë nga pika kufitare Hani i Hotit 20 persona të cilët do të vetëkarantinohen në banesat e tyre. Nuk janë banore të zonave të kuqe, as të Malësisë së Madhe. Janë njoftuar NJVKSH përkatëse. Aktualisht nuk ka asnjë person të karantinuar në territorin e rrethit Malësi e Madhe.
Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 46 vizita te urgjences, nga këto janë 3 raste të dyshuara për covid-19, janë marrë mostra dhe dërguar në Tr.
Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit vijon puna e strukturave të DVP nëpërmjet 13 pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut e cila është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.
Nga Drejtoria e Trajtimit të Studentëve, informohemi se aktualisht në ambientet e Konviktit “Luigj Gurakuqi”, sot me dt.13.05.2020, janë larguar 4 shtetas të cilët kanë kryer periudhen prej 14 ditës, ndërsa numri i shtetasve të akomoduar ngelet 2 të cilëve ju afrohet sherbimi me ushqim dhe asistence shëndetësore.
Nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, nuk kemi informacion për shtetas të ardhur në zonën e kuqe në Qytetin Shkodër, por për në zonat e gjelbra.
Rep.Usht.nr.1010, Vau Dejes, vazhdon ruajtjen fizike te shtetasve qe ndodhen ne ambientet e akomodimit te Konviktit ne Univerisitetin “Luigj Gurakuqi”. Aktualisht jane 2 shtetas.
Vijon të monitorohet dhe koordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.