Informacion Permbledhes
Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 07.05.2020.
Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut vazhdon të jetë në nivele të qëndrueshme.
a. Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se nga 26 mostrat e marra dje janë konfirmuar 2 raste pozitiv. Vazhdon hetimi epidemiologjik për rastet e dyshuara.
• Në total, në Qarkun Shkodër, numri i të infektuarve shkon në 114 pozitiv Covid 19.
• Vijon kontrolli epidemiologjik i 10 shtetasve në konviktin e Univerisitetit “Luigj Gurakuqi”, pasi sot janë larguar 11 shtetas, nga 21 që ishin deri sot. Gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore.
b. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se nuk ka asnje rast apo vatër covid-19.
Në bashkëpunim me ISHSH, AKU dhe strukturat e policisë, të ndarë në dy grupe për bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz, vijon monitorimi i bizneseve për respektimin e masave mbrojtëse, ku janë kontrolluar rreth 6 subjekte dhe nuk janë evidentuar probleme.
c. NJVKSH, M.Madhe. Sherbimi i Epidemiologjise prane NJVKSH Malësi e Madhe, nuk ka marre asnjë tampon ( ekzaminim per Covid 19). Vazhdon Sherbimi Shendetësore 24 orë në doganën Hani i Hotit .
Në zbatim të Urdhërit të përbashket për Vetekarantinimin e Shtetasve Shqipetare që duan të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare tokesore, 7 persona kane hyre nga pika kufitare Hani i Hotit , të cilët do të vetëkarantinohen në banesat e tyre të cilët nuk janë banore të Malësisë së Madhe.
Mbështetur në Urdherat e MSHMS, ka njoftuar NJVKSH-te respektive (Shkoder, Lezhe, Fushe-Kruje), të cilat do të bëjnë monitorimin e tyre gjatë periudhës së vetekarantinimit.
Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 43 vizita te urgjences, nga keto janë 2 raste të dyshuar për covid-19, janë marrë mostrat për në IPSH në Tr.
Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet 13 pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, ka bëre ndërhyrje për probleme të ndryshme të rendit dhe sigurisë publike monitorimin e ambienteve të karantinimit, kontaktit me përsonat e izoluar si dhe kontrollin e tregjeve në kuadrin e masave covid-19. Janë kontrolluar 66 automjeteve dhe janë marrë 12 masa administrative, jane vendosur 4 gjoba, ndërkohe që vijojnë masat për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut e cila është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.
Nga Drejtoria e Trajtimit të Studentëve, informohemi se aktualisht në ambientet e Konviktit “Luigj Gurakuqi”, sot me dt.05.05.2020, janë larguar 11 shtetas dhe nga 21 shtetas që ishin, shkon në 10 numri i shteasve i akomoduar të cilëve ju afrohet sherbimi me ushqim dhe asistence shëndetësore.
Nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, informohemi se gjatë ditës së sotme me dt.7.05.2020, rreth ores 10.30, në pikën e Kalimit të Kufirit H.Hotit, janë paraqitur 2 shtetas shqiptar me banim në NJA Rrethina në Shkodër të cilet në bazë të urdhërit të MSHMS, nr.278 dhe 288, ju plotësua formulari i vetëdeklarimit për në banesë.
Drejtoritë e ISHSH, AKU në kuadrin e masave për lehtësimin e veprimtarisë tregtare të subjekteve, në zbatim të vendimit Nr.5 dt.28.04.2020 me Nr.233/59 prot dt 28.04.2020 I KMC të Qarkut Shkodër, Urdhërit nr.137,dt.25.03 2020 për garantimin e zbatmit të Protokolleve të Sigurisë në kuadër të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19, nga DRAKU, ka vijuar inspektimin e tregtimit të Peshkut ne Bashkinë Shkodër, ku në përgjithesi nuk janë konstatuar shkelje me perjashtim të një rasti të cilit i është sekuestruar rreth 13 kg peshk per tregti te kundraligjshme, ndërsa ka vijon puna në bashkëpunim me ISHSH, Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, NJVKSH, për zbatimin e planit javor, për monitorimin dhe keshillimin e subjekteve që janë lejuar të fillojnë aktivitetin ne bashkitë Shkodër, Pukë dhe Fushë Arrëz, të cilët janë të pasqyruara në formatet bashkëlidhur.