Informacion i orës 15.00 mbi situatën në Qarkun Shkoder nga Komisioni I Mbrojtjes Civile-Qarku Shkoder
Nga Njësitë Vendore të Kujdesit Shendetsore në të gjitha bashkitë, po ndiqet situata epidemiologjike.
Në lidhje me komunikatën e Ministrisë së Shendetësisë për pacientin “zero” me virus COVID-19 ; Ju sqarojme se pacienti i konfirmuar nga Shkodra rezulton se ka tre jave që është akomoduar me banim në Tiranë .
E gjithë procedura është ndjekur nga strukturat shendetësore Tirane. Ndërkohe janë kontaktuar të afermit e pacientit në Shkoder nga strukturat përkatëse dhe nuk kanë probleme apo simtoma me COVID -19.
Me të gjithë këto persona të afërm do të ndiqet protokolli i sigurisë shendetësore.
Në pikën e kalimit kufitarë të Hanit të Hotit, vijojne lëvizjet e lejuara vetem për mjetet e transportit të mallrave. Të gjithe udhëtarët që kalojnë në këte pikë i nënshtrohen kontrolleve për Covid -19.
Ndërkohe vazhdon sensibilizimi i komunitetit nëpërmjet inspektorëve dhe Qendrave Shendetsore për masat parandaluese, gjurmimi dhe vlerësimin e rasteve të dyshuar për të gjithë personat që kanë hyrë nga vendet e infektuara por edhe për ato që i shfaqin siç është rasti i një shtetasi 47 vjecar nga qyteti i Shkodres, të cilit i është marrë mostra dhe është dërguar në Institutin e Shendetit Publik në Tiranë së bashku me një moster tjetër për të cilin presim pergjigje.
Ndërkohe vazhdojne masat për zbatimin e udhëzimeve të Ministrisë së Shendetsisë. Gjatë ditës së sotme është vënë re se kemi një rritje të ndergjegjësimit të komunitetit në zbatimin të rregullave të distancimit në tregjet e marketeve, dyqanet e bukës dhe farmacitë. Nga Inspektoriatet shendetësore kanë vijuar kontrollet në 11 markete, 6 furra buke, 8 farmaci, ku është konstatuar se zbatoheshin të gjitha rregullat e higjenës dhe të sigurisë, njëkohësisht në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkoder, janë kontaktuar 3 persona të cilët kane ardhur nga Durrësi, për të respektuar rregullat e vetkarantinimit.
Nga bashkia Shkoder janë marrë masa për dezinfektimin e tregjeve gjatë këtyre ditëve.
Meqënëse shumë familje i janë drejtuar kësaj bashkie për ndihmë me ushqime, kryesisht nga komuniteti rom dhe egjiptian, perveç ndihmës që i është dhëna nga kjo bashi, Komisioni i Mbrojtjes Civile, ka vlerësuar kërkesat e bashkisë Shkoder dhe i janë dërguar për vlerësim dhe mbështetje organet përkatëse të Ministrive përkatëse.
Nga Bashkitë e tjera deri në mesdite janë mbeshtetur me ndihma ushqimore, rreth 86 familje në nevoje në Bashkinë Vau Dejës dhe rreth 50 familje në Bashkinë Puke.
Nga strukturat e DVP në bashkëpunim me ato të ushtrisë, FNSh, policisë bashkiake vazhdojnë sherbimet e sforcuara për ndjekjen e zbatimin e urdhëra për ndalim qarkullimi pas orës 13.00 në të gjithë territorin e Qarkut.