COVID 19/ Bie ndjeshëm numri i të infektuarve në 24 orët e fundit…

Shpërndaje

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 100 raste të reja me koronavirus në vend nga 2962 testime të kryera për të dyshuar si të prekur. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy qytetarë e kanë hunbur betejën me virusi. Viktimat janë një qytetar nga Tirana dhe një nga Durrësi, të moshave 70-83 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,172 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Përditësimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2962 testime, 834 të shëruar, 100 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 10 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 7 raste në Shkodër, Durrës,  6 raste në Devoll, Lezhë, 5 raste në Sarandë, 4 raste në Elbasan, Pogradec, 2 raste në Gjirokastër, Skrapar, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Vlorë, Mirditë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Permet, Ura Vajgurore, Dibër, Gramsh, Kuçovë, Libohovë, Patos.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,172 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 70-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (01 Maj 2021)
Raste të reja ditore        100
Të shëruar në 24 orë      834
Të shtruar në spitale      116
Humbje jete në 24 orë   2
Testime ditore                2962

Testime totale             638,671
Raste pozitive             131,185
Raste të shëruara       110,172
Raste Aktive                 18,617
Humbje jete                  2,396

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   15317
Fier    1150
Durrës  272
Shkodër  480
Korçë    349
Gjirokastër  265
Vlorë    256
Elbasan  134
Kukës    117
Dibër   103
Berat    97
Lezhë   78

Shpërndaje