Çmimi i energjisë ulet nga 1 shkurti Vendimi do të prekë vetëm familjarët. Nis shqyrtimi nga Enti Rregullator…

Shpërndaje

Ulja e çmimit të energjisë elektrike do të nisë nga data 1 shkurt. Enti Rregullator i Energjisë do të nisë të martën shqyrtimin e aplikimit për çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Shërbimit Universal për periudhën 1 shkurt – 31 dhjetor 2025 për të përcaktuar dhe nielvin e ri të tarifave. Ndërkohë që, burime zyrtare thanë për TV SCAN se ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, çka do të thotë për bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore apo për furrat e bukës nuk do të ketë ndryshime.

Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH apo 11.4 lekë, me TVSH. Ndërkohë që, aplikimi që ka depozituar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk është bërë publik, duke mos dhënë informacione mbi nivelin e ri të çmimit të kërkuar nga ky dikaster.

Ndryshimi I tarifave që paguajnë familjet për energjisë elektrike u paralajmërua  nga ministrja e Infrastrukturs dhe Energjisë, Bleinda Balluku, e cila shtoi se vendimi bazohet në performancën pozitive të kompanive publike të energjisë.

Shpërndaje