Cilët janë kryebashkiakët që u futen ata me 7 vrasje në zyrë, dhe kush ua hap derën vetë?

Edhe ditën e sotme Rama ka vazhduar avazin e tij duke mbrojtur paketën anti-KÇK në Kuvend.

Por gjatë fjalës së tij për të vënë drejtësi e për të futur njerëz në burg, ndoshta nga zelli i madh për të mbrojtur paketën, Rama është shprehur se ka kryebashkiakë të cilët intimidohen nga njerëz me 7 vrasje.

Edi Rama: Nëse ky operacion do të jetë i suksesshëm do të baht ndarja e ligjit me botën e paligjshmërisë. Nuk i kryqëzoj dot kryebashkiakët që u futen me shqelm në derë njerëz me 7 vrasje dhe u thonë dua punë. 

Sigurisht që Rama kështu do të justifikojë një sërë kryebashkiakësh që janë akuzuar së fundmi si të kriminalizuar, por harron se disa prej tyre jo vetëm nuk janë ndjerë në presion, por i kanë promovuar personat e dënuar si krerë bandash.

Një prej tyre është edhe Vangjush Dako, “fans” i Lul Berishës, i cili u dënua me 25 vite si kreu i bandës së Durrësit, por që u lirua pas 8 vitesh burg, pasi Vangjush Dako i shkoi gjykatës që të lirohej se do ta punësonte bashki.

Nuk e dimë se cilët janë kryebashkiakët të cilëve u futen njerëzit me 7 vrasje ne zyrë ashtu sikurse thotë Rama, por e dimë fare mirë ata që ua hapin dorën vetë për në bashki, pavarësisht krimeve që kanë bërë.