Cila është pasuria e Gramoz Ruçit

Shpërndaje

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në të ardhurat e tij deklaron vetëm pagën prej 2 milionë e 600 mijë lekësh në vit dhe pensionin e së shoqes me vlerë 132 mijë lekë.

Sipas deklarimeve të bëra në formularin e ILDKPI, Ruçi nuk ka burime të tjera të ardhurash, prona apo qira dhe përgjatë vitit 2018, të ardhurat e tij në kesh janë shtuar me vetëm 500 mijë lekë.

Por ata që kanë shtuar të ardhurat përgjatë këtyre viteve janë dy fëmijët e kryeparlamentarit. Prej disa vitesh, djali i tij Ledion Ruçi posedon të ardhura nga dy kontrata qiraje, ndërsa vajza deklaron të ardhura nga puna si notere, të cilat vlerën maksimale e arrijnë në vitin 2014, me një vlerë prej 4 milionë e 745 mijë lekësh.

Gjatë vitit 2018, vajza e kryeparlamentarit ka arritur të shtojë me afërsisht 1 milionë lekë gjendjen e llogarisë së saj bankare. /tvklan.al

Shpërndaje