Çfarë po ndodh me vaksinat/ Mbërrijnë papritur 15 210 doza nga Pfizer…

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi para pak çastesh se 15 210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë pas pak në vendin tonë.

Kjo ministri thotë se “ka qenë në komunikim të vazhdueshëm për transportin e vaksinave Pfizer, dhe falë përpjekjeve intensive, pritet të mbërrijnë në Shqipëri 15,210 dozat e lajmëruara”.

Por çfarë ka ndodhur?

Në mëngjes ministrja e Shëndetësisë Ogyerta Manastirliu deklaroi në parlament se në mbrëmje do të vinte në vendin tonë një tjetër dërgesë nga Pfizer pjesë e së cilës janë 15 210 doza.

Por në mesditë po kjo ministri njoftoi se dërgesa ishte shtyrë për të martën.

“Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë” – thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nuk dihet se çfarë ndryshoi që dozat mbërritën ashtu siç ishte lajmëruar në fillim./Lapsi/

Shpërndaje