WhatsApp është duke u përpjekur të frenojë përhapjen e shpejtë të dezinformimit të koronavirusit duke vendosur kufij të një mesazhi që mund të shpërndahet njëkohësisht.
Një mesazh i marrë nga një person në platformën e njohur në Facebook (FB), që është dërguar tashmë pesë here, tani mund të transmetohet vetëm në një bisedë.
Aplikacioni chat është duke forcuar gradualisht kufizimet në funksionin e tij të përcjelljes, ku një përdorues mund të zgjedhë me lehtësi grupe të shumta ose njerëz për të marrë mesazhin. Dy vjet më parë, një përdorues mund të kalonte një mesazh të dërguar në 250 grupe menjëherë, ku secili grup kishte një kapacitet prej qindra përdoruesish.
Deri në vitin e kaluar, kompania e kishte ulur kufirin deri në pesë grupe në të njëjtën kohë. Tani është një, edhe pse një përdorues teorikisht mundet ende të shpërndajë të njëjtin mesazh tek individë ose grupe, një nga një.
“Ne kemi parë një rritje të konsiderueshme në sasinë e shpërndarjes së mesazheve, për të cilat përdoruesit na kanë thënë se ndihen të mbytur dhe mund të kontribuohet në shpërndarjen e dezinformimit,”- tha WhatsApp në një postim në blog. “Ne besojmë se është e rëndësishme të ngadalësohet shpëjtësia e përhapjes së këtyre mesazheve për ta mbajtur WhatsApp një vend për biseda personale.”
WhatsApp ka kohë që është prekur nga dezinformimi, por lehtësia me të cilën bisedat në grup dhe aftësitë përcjellëse mund të përdoren për të përhapur përmbajtje të tilla, është zmadhuar nga pandemia e koronavirusit.
Në dallim nga Facebook ose Instagram, WhatsApp kodifikon plotësisht mesazhet e tij, që do të thotë se ndërmarrja nuk ka asnjë ide se çfarë thuhet ose shpërndahet. Dhe ndryshe nga Facebook, ai nuk ka aftësinë të bashkëngjisë një paralajmërim dhe shpjegim në postimet që konsiderohen të rreme nga kontrollorët e fakteve.
WhatsApp, si platformat e tjera të mesazheve me tekst, është përdorur muajt e fundit për të përhapur disa mesazhe që përmbajnë pretendime në lidhje me virusin, disa të sakta dhe disa që janë krjuar nga ekspertët mjekësorë. Problemi tani është aq i mprehtë sa udhëheqësit botërorë po u kërkojnë njerëzve që të ndalojnë shpërndarjen e informacionit të pa verifikuar duke përdorur aplikacionin.
Ekspertët e mirëpritën kufirin e vendosur të martën për shpërndarjen e mesazheve, por thanë se ai ende nuk është aq sa duhet.
Profesorët e Shkollës së Ekonomisë në Londër, Shakuntala Banaji dhe Ram Bhat, të cilët kanë studiuar përhapjen e dezinformatave përmes WhatsApp në Indi, thanë për CNN Business se pa masa të reja, që ndalojnë dhe ndjekin penalisht përdoruesit që përhapn gjuhën e urrejtjes dhe dezinformim”- shtuan ata.
Platforma po punon gjithashtu për një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të marrin një mesazh që u ka ardhur dhe të kërkojnë shpejt në internet për të kontrolluar përmbajtjen e tij. Një zëdhënës i WhatsApp i tha CNN Business se kjo ende po testohet.