Çfarë ndodhi në Shkodër? Qytetari gjen plumb në dritaren e banesës, dyshimet e para…

Shpërndaje

Një qytetar nga Shkodra ka gjetur një plumb në dritaren e banesës se tij, në katin e tretë, ndërsa menjëherë më pas ka njoftuar policinë.

Burime nga uniformat blu të Shkodrës bëjnë me dije se dyshohet për një plumb qorr, pasi ka qenë në rënie të lirë dhe jo drejt dritares.

Sakaq, policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes, ndërsa nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Shpërndaje