Çfarë ka rezervuar moti për këtë të shtunë

Shpërndaje

E shtuna e 7 marsit, do të shoqërohet nga një mot i paqëndrueshëm.

Territori shqiptar sipas MeteoAlb, do të përfshihet me vranësira të shumta dhe reshje me intensitet mesatar.

Ndërkohë, në zonat e thella malore pritet të ketë shfaqje të pakët të reshjeve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga 0°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar  dallgëzimi 4 ballë.

Shpërndaje