
Qeveria ka miratuar një vendim, që ka në fokus përmirësimin e procesit të aplikimeve për klasifikimin e strkturave akomoduese turistike, duke i digjitalizuar tërësisht atë përmes portalit qeveritar “e-albania”.
Në bazë të ndryshimeve të fundit të miratuara me propozim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, aplikimet, verifikimet dhe dërgimi i certifikatave të klasifikimit do të kryhen në mënyrë elektronike, me vulë dhe nënshkrim elektronik. Ky sistem i ri do të hyjë në fuqi sapo të jetë ngritur dhe funksional Sistemi i Informacionit për Menaxhimin e Turizmit. Por si shihet ky vendim nga ekspertët në formalizimin e sektorit?
“Është një proces më i thjeshtë dhe lehtëson vajtjet-ardhjet, dërgimin e dokuemnteve zyrtarisht, dhe në fund,ë shtë një vetë deklarim, që të jep mundëisnë që ti të vetdeklarohesh, dhe në këtë rast, do ndihmojë procesin e formalizimit të tregut, pasi ligji që ka hyrë në fuqi që vitin që kaloi, akoma nuk është bërë funksional. Pra strukturat të cilat do të bëjnë kontrolle, bashkitë, ministria. Tashmë është domosdoshmëri një klasifikim apo certifikim i subjekteve akomoduese, pasi flasim që brenda 2027 ne duhet të plotësojmë kuadrin ligjor të BE. Dhe pa standard, është e kot që të diskutosh. Ky është një proces që është i pritshëm.”
Sipas Topuzit, sektori ka një sërë problematikash të cilat duhet të rishikohen.
“Problemi nuk qëndron këtu, qëndron te standardet që ne duhet të plotësojmë, për akomodimin. Jemi akoma i vetmi vend që nuk kemi kategorizimin me yje, ky duhet të jetë një process i shpejt pasi ka kosto për industrinë turistike. Mjafton të përmendësh, për plotësimin e standardeve nga zjarri, janë element që Europa nuk çedon.”
Ndryshimet parashikojnë gjithashtu një gjuhë më të unifikuar në dokumentacion, duke zëvendësuar termat “kërkesë” me “aplikim”, si dhe rregullojnë afatet për dorëzimin dhe trajtimin e dokumentacionit. Çdo ndryshim i të dhënave që ndikon në klasifikimin e strukturave do të duhet të raportohet brenda 7 ditëve përmes portalit. Vendimi synon të rrisë transparencën, të lehtësojë procedurat për sipërmarrësit turistikë dhe të ndihmojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve akomoduese në vend.