Censusi i pelikanit kaçurrel/ Vjen në rritje numri i individëve në ligatinat e Shkodrës…

Shpërndaje

Për të disatin vit me rradhë është zhvilluar censusi i Pelikanit Kaçurrel në liqenin e Shkodrës,  lumin Buna dhe në Velipojë .

Tonin Macaj, përgjegjës i sektorit të menaxhimit në ADZM Shkodër 

shprehet se nga viti në vit vërehet se ka një rritje të numrit të individëve të regjistruar.

Macaj thekson se situata dhe gjendja e Pelikanit Kaçurrel këtë vit është shumë e mire, ndërsa thotë se këtë vit janë numëruar 70 individë.

 Sipas te dhënave nga Administrate e Zonave të Mbrojtura në Shkodër, gjatëe këtij censusi kanë rezultuar  70 individë pelikani, nga ku 10 individë juvenilë dhe 60  individë adult.

Shpërndaje