Në Galerinë e Arteve në Shkodër, u çel ekspozita “Rravgim” e piktorit Sidi Kanani. Ekspozita eshtë një prurje domethënëse, një “rravgim” ku sfondi i pikturuar tenton të fusë publikun në një materie të një tipi tjetër, materie ndjesore që Marcel Duschamp do ta quante “infrathin”.
Autori Sidi Kanani kreu liceun “Prenkë Jakova” në vitin 1997 në Shkodër. Më pas studioi në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe u diplomua në vitin 2001 për pikture. Ai ka marrë pjesë në shumë ekspozita lokale në Shkodër, por edhe në Tiranë. Në vitin 2011 është vlerësuar me çmimin e parë në “Onufri 18”, duke u konsideruar nga juria si piktori i jetës moderne.
Ekspozita “Rravgim” do të jetë e hapur për artëdashësit deri me 20 prill 2022.