Ceferin inaguron “Air Albania Stadium”: Shpresoj të shikoj Shqipërinë në një finale

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e FSHF-së, Armand Duka dhe kryeminstrin, Edi Rama para inagurimit të stadiumit të kryeqytetit “Air Albania Stadium”. 

Në fjalën e tij, Ceferin deklaroi se ky aktivitet i bën njerëz më të mirë dhe se në të ardhmen shpreson që Shqipëria të luaj një finale.

“Jemi të lumtur për bashkëpunimin që kemi bërë me FSHF me dy fushat, atë të Kukësit dhe “Air Albania” si dhe fushat e futbollit ku luajnë fëmijët. Është një aktivitet ku mund të bëhemi njerëz më të mirë. Duhet ta them se pavarësisht ndeshjes së sotme, që nuk ka ndonjë interes të madh është një gjë e mirë që të kesh kampionët e botës në stadium. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur në fushën e blertë. Shpresojmë që në të ardhmen të kemi një finale ku të luaj Shqipëria,” 
deklaroi Ceferin. 

Kreu i UEFA-s është i ftuar special nga FSHF për ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin “Air Albania Stadium”, atë mes Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.