Ç’do bëhet me club-et e natës në plazhe? Përgjigjia e ministres së Financave

Shpërndaje

Ministrja e Financave, Anila Demaj, është në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur për situatën aktuale ekonomike në Shqipëri gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Përse jemi të fundit në Ballkan për ndihmën ekonomike?”, ka qenë pyetja që është shtruar në emision ndaj ministres, bazuar në raportin që doli disa ditë më parë.

“Në raport me individët, më të rëndësishme e ka Mali i Zi në krahasim me Serbinë, por Serbia e ka me bizneset. Kur kemi marrë paketat e çdo shteti, asnjëra nuk i ngjan tjetrës. Shifrat janë më mirë të thuhen se sa të shihen. Të ardhurat mbi produktin e brendëshëm bruto Maqedonia i ka 32.5%, ne e kemi 20.7%. Është shumë e rritur nga 2012, % e të ardhurave mbi produktin e brendshëm bruto ka ardhur në rritje. Nuk kemi një menaxhim të mirë fiskal në krahasim me vendet e tjera”, është përgjigjur ministrja Demaj.

“Çdo bëhet me klubet e natës, si do vazhdojë jeta? Sidomos në klubet e natës në plazhe?”, ka qenë pyetja që një qytetar i ka bërë ministres.

“Do kërcejmë në natyrë, me distancë nga njëri-tjetri. Distancim me ato masa që mos të krijohet rrezik”, ka thënë ministrja Demaj.

Shpërndaje