Çanga analizon Vllazninë/ Ish- kampioni kuqeblu: Kampionati më mirë mos të ndërpritej për Vllazninë…

Shpërndaje

Ish-futbollisti i njohur shkodran i viteve 70-të, Rauf Çanga, i cili ka fituar me Vllazninë dy trofetë e vitit 1972, Kupën dhe Kampionatin, ka bërë një analizë të ecurisë së kuqebluve për tetë javët e para të kampionatit.

Për Çangën , ndërprerja e kampionatit nuk ishte e duhura për Vllazninë, pasi me ritmin pozitiv që shfaqi mund të ecte mirë në kampionat.

Sipas Çangës, sinjalet e këtij sezoni janë pozitive për Vllazninë, e cila pas një pauze 21- vjeçare i ka mundësitë të rikthejë titullin kampion në Shkodër.

Shpërndaje