Heqja dhe dëmtimi i parmakëve në anë të rrugës e kthen këtë segment në burim aksidentesh si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët që zgjedhin këtë rrugë për shëtitje.
Ndërsa në disa pjesë të saj parmakët janë hequr nga vetë banorët e zonës së By Pass-it të Shkodrës me arsyen se këto barriera i bllokojnë qarkullimin dhe u pamundëson lëvizjen.
Ky investimi rëndësishëm, i cili përfundoi rreth dy vite më parë, u ndërtua me qëllim parandalimin nga përmbytjet të qytetit të Shkodrës dhe shmangien e trafikut në qytet sidomos gjatë muajve të verës, kur rritet numri i automjeteve për shkak të turistëve.
Ndërsa dy vite nga inagurimi i kësaj vepre dëmet e shkaktuar nga përsona të pa përgjegjshëm janë evidente në këtë segment rrugorë dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë për frenimin e këtij fenomeni