Buxheti 2024, Rama: 2.2 miliardë lekë për bonusin e bebes…

Shpërndaje

Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit që nga 1 janari i këtij viti.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se edhe në buxhetin e vitit 2024 qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes.

Rama informoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm për Programin e Bonusit të Bebes do të jetë në dispozicion një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj.

Programi kombëtar i bonusit të bebes ofron mbështetje financiare për të porsalindurit dhe familjet e tyre pavarësisht statusit social apo ekonomik të tyre.

Qëllimi i politikës së shpërndarjes së bonusit të bebes është që të mbështesë familjet të cilat jetojnë dhe kontribuojnë në Republikën e Shqipërisë, duke i dhënë atyre një shpërblim financiar për të përballuar shpenzimet e lidhura me sjelljen në jetë të fëmijëve.

Shpërndaje