Kandidati i PD për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit, Xhemal Bushati tha gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, se vetëm hapja e partisë mund të sjellë bashkimin e saj.
Ai tha se rezultatet e dobëta në 6 mars, erdhën pasi PD kishte përballë makinerinë shtetërore, LSI-në, PDK-në, PSD-në e Tom Doshit dhe Sali Berishën.
Sipas tij shqiptarët duhet të shohin PD-në të rikthehet tek vlerat.
Xhemal Bushati: Frymën e bashkimit e kam pas kryesore në fushatën time. Kisha përballë Berishën, PDK, LSI, PSD e Tom Doshit e bashkinë. Duhet strategji. Të hapim PD me të rinjtë, intelektualët. Jam dakord të bashkohemi, po se di a na len LSI me u bashkuar. Nëse PD kthehet parti te vlerave do e shohin edhe shqiptarët se është parti e vlerave. Vetëm kështu ecim përpara.