Bushati: Senida Mesi e pranoi me zë dhe figurë se PS po mban peng shkodren…

Shpërndaje

Kreu i FRPD Arvit Bushati ka reaguar pas deklarates se deputetes Senida Mesi ne Tv1-Channel e cila hodhi akuza te forta kundrejte drejtoreve. Nepermjet nje postimi ne ”Facebook” Bushati shkruan se ish numri dy i qeverise Rama eshte kujtuar vetem pas 7 vitesh qeverisje me vota te vjedhura se kane emeruar drejtore te paafte dhe te rrezikshme qe tu sherbejne qytetareve dhe se tashme kesaj mazhorance dhe te gjithe perfaqesuesve te saj u ka rene maska.

POSTIMI I PLOTE:

Me zë dhe figurë, ish numri dy i qeverisë Rama, një prej deputeteve kryesuese të listës së Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër Senida Mesi, e pranon se socialistët po mbajnë peng Shkodrën me drejtorë jo profesionist e që i shërbejnë vetëm qëllimeve të tyre përsonale dhe atyre që i kanë emëruar në ato poste.

Parimi i tyre është “Kap çfarë të kapësh” thotë deputetja shkodrane paturpësisht përpara bashkëqytetarëve të saj në një emision në televizionin Tv1 Channel të Shkodrës.
Pas 7 vitesh që drejtojnë Shqipërinë me vota të vjedhura e të dhuruara nga krimi i organizuar, deputetja Shkodrane që ishte në kupolën më të lartë të qeverisë, kujtohet tu thotë Shkodranëve se kanë emëruar në drejtoritë që ju shërbejnë çdo ditë, njerëz të paaftë e të rrezikshëm, gjobvënës.

Ku ishte zonja Mesi deri dje?
Përse heshti dhe nuk e ngriti këtë shqetësim në kupolën e lartë të qeverisë dhe të partisë që ajo përfaqëson?
Sa përgjegjësi ka ajo personalisht në këto emra që me paratë e qytetarëve bëjnë kërdinë dhe i kanë kthyer institucionet si çiflige përsonale?

Tashmë maska i ka rënë kësaj mazhorance dhe të gjithë përfaqësuesve të saj, nga niveli më i ulët qeverises e deri tek kupola. Njerëz të inkriminuar e të zhytur në korrupsion po luajnë me fatet e shqiptarëve dhe të vendit, duke e futur në një rrugë të rrezikshme e pa kthim.
E pasi dëshmon se kush është fytyra e vërtetë e qeverisjes në Shkodër, që nuk ka sesi të dallojë nga ajo në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, deputetja Mesi guxon të komentojë investimet e partisë demokratike.

As dje, as sot dhe as nesër e sado që të tentoni ta mbani me forcë e dhunim këtë pushtet, nuk do të arrini të bëni çerekun e asaj që Partia Demikratike ka bërë për Shkodrën e Shqipërinë.
Ndryshe nga modeli i Rilindjes, Partia Demokratike ka ditur ti japë vendin që i takon Shkodrës, e për këtë ka meritë çdo i angazhuar publik ndër vite, sepse ne nuk kemi turp nga e shkuara, siç ka partia juaj dhe modeli që ofroni zonja Mesi.

Me këtë që ju deklaroni publikisht i keni bërë vetëm një nder të vogël Shkodres, duke ja forcuar zërin akuzave të opozitës, e këtë e bëtë fatkeqësisht shumë vonë, por sic thotë një shprehje “Më mirë vonë se kurrë”.

Fundi ju ka ardhur dhe tashmë për ju nuk ka më shpëtim, Shkodra e Shqipëria nuk mund të durojë më këtë babëzi tuajën qeverisëse.

https://www.facebook.com/arvit/videos/10221418299634954/
Shpërndaje