Buna e “kërcënuar” nga ujërat e zeza/ Qytetarët: Nuk mund të kalojmë nga era e rëndë, të merren masa…

Shpërndaje

Me këto pamje qytetarët shkodranë përballen çdo ditë kur kalojnë pranë shëtitores së molos, në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës ku derdhen në lumë ujërat e zeza të qytetit. Me situatën e krijuar aktualisht, një sipërfaqe e konsiderueshme është kthyer në një moçal të vërtetë, ku gjen gjithçka ndotëse.

Qytetarët shkodranë tregojnë se era e rëndë është e pranishme kur kalon aty, teksa shprehin si shqetësim edhe dëmtimin e resurseve peshkore nga të tilla fenomene. Biologia njëherësh ambjentalistja Aurora Piroviç thotë se shkarkimi u ujërave të zeza të qytetit përveçse është duke dëmtuar ekosistemin po ndikon në zhdukjen e florës dhe faunës në liqen.Sipas saj është e nevojshme në mënyrë urgjente ngritja e një impianti për përpunimin e ujërave të zeza, ku sipas saj nëse nuk merren masa atëherë do të përballemi me pasoja të rënda ekologjike.

Ujërat e zeza të qytetit shkarkohen vetëm pak metra larg urës së vjetër të Bunës duke ndotur gjithë bregun e fshatrave të Nënshkodrës, që shtrihen në të dy anët e lumit, në një gjatësi prej rreth 40 kilometrash. Kjo ndotje ndikon direkt edhe në largimin apo dëmtimin e resurseve peshkore.

Shpërndaje