Kryeministri britanik Rishi Sunak do të ndalojë cigaret elektronike në të gjithë Britaninë e Madhe, në një përpjekje për të ndaluar “rritjen alarmante” të konsumimit të cigareve elektronike tek të rinjtë.
Masa ka për qëllim të ndaloj rritjen alarmante të përdorimit të cigareve elektronike në mesin e të rinjve me nga moshat 11 deri në 17 vjeç që përdorin pajisjet duke shënuar rritje me pothuajse nëntëfishtë në dy vitet e fundit.
Sunak pritet të shpalos planet gjatë një vizite në një shkollë.
Ligji i ri, gjithashtu do ta shpallë të paligjshme shitjen e produkteve të duhanit për këdo që ka lindur më ose pas 1 janarit 2009, duke përmbushur premtimin e Sunak për të krijuar një “brez pa duhan”.
Në tetor 2023, ai propozoi rritjen e moshës së pirjes së duhanit me një vit çdo vit, duke nënkuptuar se duhani nuk do t’u shitet kurrë ligjërisht fëmijëve të moshës 14 vjeç e lart.
Për të parandaluar shitjet për të miturit, qeveria do të sjellë gjoba të reja për dyqanet në Angli dhe Uells që u shesin cigare elektronike në mënyrë të paligjshme fëmijëve.
“Siç e di çdo prind apo mësues, një nga tendencat më shqetësuese për momentin është rritja e përdorimit të cigareve elektronike tek fëmijët, dhe kështu ne duhet të veprojmë përpara se të bëhet endemike”, tha Sunak në një deklaratë.