Në mjediset e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë, Hasan Muca bëri prezantimin e drejtueses së re të kësaj zyre, Brisela Kadija. Ajo u emërua pak ditë më parë në këtë detyrë.
Në një mesazh të shkurtër pas prezantimit përpara stafit, Kadija shkruan:
Ndjehem e vlerësuar por edhe me përgjegjësi të lartë për detyrën e re që mu besua në drejtimin e ZVA Shkodër.
Eksperienca e krijuar deri tani, mbështetja dhe bashkëpunimi i kolegëve janë një premisë e mirë për përmbushjen e pritshmërive. Shpresoj që me përkushtim dhe vullnet të lë një gjurmë pozitive në sektorin e arsimit në Shkodër!