Brenda 6 ditëve 3 grabitje, shpallet në kërkim 21-vjeçari nga Shkodra…VIDEO…

Brenda 6 ditëve 3 grabitje kanë ndodhur në Tiranë, dy farmaci dhe një institucion financiar që merret me dhënien e kredive.

Policia dyshon se autor është një i ri 21 vjeç, i identifikuar si Kristi Çinari nga Shkodra. Ai është shpallur në kërkim për grabitjen e një farmacie 6 ditë më parë, ndërsa më 23 Janar ka grabitur edhe institicionin financiar.

Sipas policisë, 21-vjeçari dyshohet edhe si autor i vjedhjes që është bërë mbrëmjen e së martës në Tiranë, në rrugën “Bardhok Biba”, ku mori rreth 170 mijë Lekë të vjetra brenda një farmacie.

Televzioni Klan ka siguruar fotot e dy grabitjeve që janë bërë 4 ditët e fundit. Në këto pamje dallohet Krisi Çinari duke u futur brenda institucionit finaciar në 23 Janar. I veshur me të zeza, me maskë dhe me çadër, ai e kryen grabitjen brenda pak sekondave.

E njëjta skemë por me veshje tjetër ka ndodhur edhe në grabitjen e farmacisë.

Pavarësisht kërkimeve, autori i këtyre ngjarjeve i ka shpëtuar policisë. Uniformat blu nuk ka rënë dot në gjurmë të tij, pavarësisht se prej disa ditësh është kthyer në shqetësimin e biznesve në kryeqytet.