“Bredhi” po thyhet nga boçet: Artan Hoxha nxjerr videon e rrenjëve të kanabisit dy metra…

Shpërndaje

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale foto teksa ndodhet mes parcelave me kanabis në veri të vendit. Nga ajo që shihet në videot dhe fotot e publikuara nga gazetari, duket se prodhimi është i “mbarë” dhe shërbimi është bërë mirë pasi rrenjët kanë kaluar dy metrat dhe janë plot me boçe.

Hoxha shkruan se në pyjet me kanabis ka jetë, ndërsa i drejtohet me ironi kryeministrit Rama, duke i thënë se Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania.

Sakaq, Hoxha paralajmëron një histori ekskluzive të cilën do ta publikojë së shpejti në Abc News

Shpërndaje