Trajneri Thomas Brdariç ne konferencen e sotme per shtyp ka folur me entuziasem per perballjen e se enjtes ndaj Shiroki Brijeg. Ai eshte shprehur entuziast per nje paraqitje te mire dhe rezultat pozitiv ne kete perballje te pare te “Conference League”:
Vllaznia e meritoi rikthimin në Kupa e Europës, pasi kemi punuar shumë. Nuk duhet vetëm ta shijojmë këtë situatë ku ndodhemi, duhet të jemi shumë studiozë dhe shumë të kujdesshëm, në mënyrë që të fitojmë.
Ndryshimet në skuadër? Pati ndryshime, pasi jemi në një proces pune që vazhdon. Është gjithmonë e vështirë të gjesh lojtarë dhe mendoj se kemi bërë zgjedhje të mira. Mendoj se grupi është i mirë, mund të jemi kompetitivë për këto ndeshje.
Jemi gjithmonë gati, pasi na pëlqen të luajmë. Kemi shumë pritshmëri, por duhet të jemi të kujdesshëm, pasi është një eksperiencë e re për secilin prej nesh. Duhet të jemi shumë të përgatitur, jemi gati të duelojmë me Siroki Brijeg. Do të jetë një ndeshje e bukur.
Kemi punuar si profesionistë që prej ditës së parë. I kam dhënë lojtarëve të mi më të mirën, për t’i kuptuar se si do luhet loja dhe si duhet arritur vëmendja se si një profesionist duhet të ketë për çdo ndeshje.
Mendoj se kemi arritur nivelet maksimale, të paktën për futbollin shqiptar. Gjithë kohën i kam dhënë mbështetje lojtarëve dhe atë që kam për detyrë të jap. Duhet t’i marrim avantazhin çdo gjëje që fituam sezonin e kaluar dhe kësaj eksperience. Mendoj se jemi të fortë mjaftueshëm për të luajtur të enjten, por e dimë që duhet të japim maksimumin.
Latifi? Ai do e nisë ndeshjen nga stoli, unë do fus 11 lojtarët më të mirë në lojë. Kemi mundësi të mira për të ndryshuar gjatë lojës. Gjendja fizike e tij është e mirë, por duhet të punojë më shumë që të përshtatet me ekipin.
Duhet t’u japim lojtarëve të afruar më shumë kohë, disa prej tyre nuk kanë luajtur shumë, kështu që nuk mund t’i fusim direkt në lojë. Latifi është një lojtar me eksperiencë të madhe, ai ka dëshirë, ka pasion, më pëlqen shumë qëndrimi i tij.
Ndeshja e parë jashtë? Më pëlqen ky ndryshim i rregullores, do shohim më shumë futboll sulmues. Do të jetë më shumë duel sportiv sesa taktik. Më pëlqen ky fakt. Duhet të jemi të kujdesshëm gjatë gjithë takimit, që të shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarit. Do jetë ndeshje e balancuar, nuk i jap avantazh askujt.
Mungesa e tifozëve? Mendoja se do të kishim tifozë në këtë ndeshje, sa keq që nuk do lejohen. Më vjen keq, pasi shumë prej tyre kanë rezervuar dhe tani do duhet të anulojnë udhëtimin në Bosnje. Jam i sigurt që do na mbështesin nga televizioni.
Mendoj se kemi një objektiv të qartë: fitimin e çdo ndeshje. Ne na takon të kalojmë raundin e parë, por duhet ta shohim Sirokin si një kundërshtar vërtetë të vështirë, pasi vitet e fundit kanë krijuar eksperiencë në Europë. Kjo ju jep atyre një avantazh, prandaj duhet që ne të punojmë më fort se ata“.