Brdariç: U llastuam me rezultatet e mira, Laçin e ndihmuam ne të fitonte…

Shpërndaje

Tomas Brdariç nuk e bën dramë disfatën me Laçin në “Loro Boriçi” dhe sipas tij, skuadra është në vend të pare sërish, por nga këto gabime duhet që të nxjerrë mësime dhe të bëj kthesën sa më shpejt. Në prononcimin që ka dhënë pas ndeshjes me kurbinasit në “Gol pas goli” në “Supersport” ka folur trajneri Brdariç, i cili fillimisht tha: “Së pari uroj skuadrën e Laçit për fitoren 2-1 dhe duhet ta pranojmë këtë rezultat. Kjo është e para. Sot, ne kishim një shans të madh për të vazhduar rrugën tonë. Por e dinim që do të ishte një ndeshje e fortë se Laçi ka shumë lojtarë me eksperiencë, kanë një ecuri të mirë në të kaluarën. Dhe ne i ndihmuam sot të fitonin”.

“Do të mësojmë nga kjo ndeshje, si në të kaluarën. Sigurisht që ne sot jemi të zhgënjyer se ishte një humbje dhe duhet të mbështet lojtarët se në të kaluarën ne kemi bërë shumë ndeshje të mira dhe ndoshta u llastuam me rezultatet e mira. Duhet të punojmë shumë në ndeshjet e ardhshme për të kuptuar si ecën futbolli dhe e di në çfarë aspekti duhet të punoj.”

“Ndërhyrja e Shehit? Duket në momentin e parë shumë e rëndë, mendoj se në këtë situatë mund të japësh një karton të kuq, po. Po të mos çonte këmbën Kruja, do t’ia thyente padyshim”.

“Flas vetëm për lojtarët e mi, skuadara ka ndjerë mungesën e Krymit. I kemi dhënë besim lojtarëve, e dimë që do të humbasim lojtarë për kartonë e dëmtime, por do të analizojmë ndeshjen e nxjerrim mësime.”

“Nuk është momenti të flasësh për sistemin, do të jetë më mirë në një moment tjetër. Kemi luajtur edhe më parë me 3 dhe ishte e përshtatshme. Sot luajtëm disa topa të mirë para dhe patëm situata të mira. Ne humbëm sot se bëmë dy gabime të lehta në mes dhe ato i shfrytëzuan. Ne duhet të bëjmë më mirë, nuk është çështje taktike”, – tha pas ndeshjes në Shkodër trajneri Tomas Brdariç.

/Vipsport.al/

Shpërndaje