Brdariç: “Bëra ndryshime taktike. I dhashë shkundje ekipit, por fatkeqësisht ishte tepër vonë për ne”…

Shpërndaje

Dinamo mposhti shkodranët në shtëpi me rezultatin 3-2. Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u shprehur pas humbjes:

“Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë. Bëra ndryshime taktike. I dhashë shkundje ekipit. Doja të ndryshoja diçka në ideologji. Nga psikologjia duhej të ngriheshim.

Djemtë u ngritën. Treguan mentalitet. Fatkeqësisht ishte tepër vonë për ne. Duhet të korrigjojmë veten. Kemi bërë shumë gabime që duhen analizuar.

U ankova tek arbitri pasi m’u duk e padrejtë, kishte vonesa e duhej luajtur pak më shumë mendoj.“, u shpreh Brdaric.

Shpërndaje