Futbollisti i Vllaznisë, Victor da Silva u bë pjesë e një episodi në ndeshjen klasike kundër Tiranës që luhej në “Air Albania”.
Lojtari brazilian u dëmtua në fytyrë dhe mjekët lajmëruan stafin për zëvendësim sepse da Silva nuk mund ta vazhdonte lojën.
Një situatë kjo që nuk i ka pëlqyer aspak brazilianit i cili reagoi keq ndaj trajnerit Thomas Brdaric i cili e zëvendësoi menjëherë.
Lidhur me këtë situatë, në një prononcim të dhënë për “Shkodra Sport”, ai i ka kërkuar falje të gjithë skuadrës për atë sjellje që edhe vetë e quan të shëmtuar.
“Dua t’i kërkoj falje të gjithë ekipit të Vllaznisë për veprimin tim të shëmtuar në ndeshjen e fundit veprim që erdhi sepse isha i nervozuar në ato momente.
Por unë e kam të qartë se më duhet të jem më i qetë, sidomos në situata si këto. I siguroj të gjithë se situata të tilla nuk do të përsëriten më në të ardhmen”, është shprehur Da Silva.