Brahimi, lojtari që jep garanci për krahun e djathtë të mbrojtjes së Vllaznisë…

Shpërndaje

Vllaznia i ka kushtuar nje vemendje te veçante elementit te ri ne kete sezon. Shume lojtare te rinj jane thirrur me ekipin e pare per te zhvilluar stervitje.

Nje prej lojtareve premtues eshte edhe Amir Brahimi. Lojtari aktivizohet me ekipin U19 dhe luan si mbrojtes i djathte, aty ku Vllaznia ka pasur me teper nevoje kete sezon per alternativa.

Brahimi ka spikatur me ekipin e 19-vjeçareve dhe ka terhequr edhe vemendjen e stafit teknik te ekipit te pare, duke e thirrur ne stervitje.
Kesisoj, Vllaznia i ka ne shtepi lojtaret cilesore dhe nuk ka perse te prese per ti aktivizuar edhe ne ndeshje zyrtare apo te pershtase lojtare te tjere ne pozicione qe nuk jane te tyre.

Me pune dhe perkushtim, por edhe me besimin e stafit drejtues te Vllaznise, Brahimi mund te jete brenda pak vitesh nje siguri per krahun e djathte te mbrojtjes se Vllaznise. Thjesht i duhen dhene minuta edhe me ekipin e pare, per te treguar me teper vlerat e tij.

Shpërndaje