Bordi ndryshon ÇMIMET e karburanteve, rrit sërish naftën…

Shpërndaje

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish këtë të enjten çmimin e karburanteve. Sipas vendimit të marrë nga bordi nafta do të tregtohet me 221 lekë/litri, pra 5 lekë më shumë.

Ndërsa benzina do të tregtohet me 202 lekë/litri, ndërkohë gazi jo më shumë se 80 lekë litri.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 11 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Shpërndaje