Ndryshon brenda 24 orëve çmimi i karburanteve në vend.
Sot, Bordi i Transparencës së Karburanteve, nisur edhe nga lëvizja e çmimeve në bursën Platts Mediteran, vendosi:
?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri.
?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri.
?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 77 lekë/litri me pakicë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.