Bordi i transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve brenda 24 orëve…

Shpërndaje

Bordi i transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve brenda 24 orëve.Nafta ulet me 5 lekë, bie dhe benzina me 8 lekë

Brenda 24 orëve kanë ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Nafta është ulur me 5 lekë duke u tregtuar me 209 lekë/litri nga 214 lekë që ishte, ndërsa benzina ka rënë me 8 lekë dhe do të shitet me 187 lekë/litri.

Çmimi i gazit vijon të mos ndryshojë duke u shitur me 71 lekë/litër

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër”, thuhet në vendimin e Bordit të Transaprencës.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Shpërndaje