Ndonëse jemi në ditët e fundit të muajit shtator qyteti i Shkodrës vijon çdo ditë të presë turistë të shumtë nga e gjithë bota. Gjermani, Zvicërr, Kalifornia janë disa prej vizitorëve të cilët shprehin përshtypjet e tyre për Shkodrën dhe pikat turistike që kanë vizituar.
Ky sezon njihet si ndër më të suksesshmit sa i takon turizmit. Edhe për këtë vit turizmi malor në pika si Thethi apo Lëpusha kanë qënë më të preferuarat për turistët.Zyra e informacionit turistik në qendër të qytetit shërben për turistë të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës, për t’i informuar mbi pikat turistike më të bukura që ka Shkodra.