Fshati i Boges ne Malesi te Madhe eshte nder vendet me te bukura ne veri te shqiperise, vecanersiht ne stinen dimrit ku debora I jep kesaj zone nje pamje magjepse. Por I ftohti I diteve te fundit qe ka perrfshire qarkun e shkodres I ka veshtiresuar jetesen banoreve te ketij fshati te cilet po ndeshen me temperature deri ne -20 grade por edhe porbleme te tjera si mungesa energjise elektrike , e valeve telefonike gjithashtu edhe problemet me ujin e pijshem.
Boga ky fshat i vogël malor vetëm 47 kilometra nga Shkodra, është shndërruar në një pikë të preferuar për turizmin malor kryesisht ne kete stine nga turistet vendas. Mbatja hapur e segmentit nga firmat kontraktuese nga Boga deri ne Thethe ka bere qe qarkullimi ne kete rruge te kryhet pa problem.