Boçi: “32 vite nga vizita historike e Papa Gjon Palit II dhe lamtumira e Papa Françeskut”…

Shpërndaje

Drejtuesi politik i partisë Demokratike për Qarkun Shkodër, Luçiano Boçi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar vizitën e Papa Gjon Palit të dytë në Shqipëri 32 vite më parë.

Postimi i Luçiano Boçit:

32 vite më parë, Papa Gjon Pali i Dytë preku dhe bekoi tokën shqiptare, pas një kalvari 23- vjeçar të shtetit të vetëm ateist në botë nën regjimin komunist. Ati i Shenjtë nisi proçedurat e shpalljes shenjtore të Nënë Terezës.

Me 21 shtator 2014, Papa Françesku zgjodhi që vizitën e parë jashtë Italisë, ta zhvillojë pikërisht në Shqipëri. Dy vizita të rëndësishme jo vetëm për besimtarët katolikë, por për të gjithë shqiptarët, në një hark kohor të 2 dekadave.

Sot, në 32- vjetorin e vizitës së Papa Gjon Palit të Dytë, sot shenjtor i Kishës Katolike, mbarë bota përcjell në amëshim Papa Françeskun, shembull i përunjësisë njerëzore dhe përkushtimit ndaj më të varfërve, i cili krijoi kardinalin e vetëm shqiptar aktualisht, shkodranin dom Ernest Simoni Troshani.

Ky moment, dita e sotme, duhet të jetë një moment reflektimi për të gjithë, edhe për politikën shqiptare.

Shpërndaje