Nga dita e mërkurë, 19 tetor dhe për 25 ditë me radhë qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës do të jetë me një korsi.
Autoriteti Rrugor Shqipëtar njoftoi se do të nisë punimet për rehabilitimin e shtresave asflatike.
Bëhet fjalë për aksin rrugor nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës deri në mbikalimin e Kasharit. ARRSH ka bërë një grafik të punimeve së bashku edhe me policinë rrugore me qëllim bllokimin e gjatësisë së rrugës sipas segmenteve te caktuara.
Autoriteti njofton se punimet do të jenë të shoqëruar me sinjalistikën përkatëse, për të shmangur çdo aksident të mundshëm, ndërsa kërkohet edhe mirkuptimi i shoferëve deri në përfundimin e plotë të punimeve.