Bllokohen nga Policia e Shkodres, 5 automjete që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme

Shpërndaje

Shkodër

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Bllokohen nga Policia, 5 automjete që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht drejtuesit e mjeteve që po transportonin lëndën drusore.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet policore të DVP Shkodër kanë konstatuar dhe ndaluar 5 automjete që transportonin lëndë drusore, konkretisht 3 prej tyre janë konstatuar në fshatin Grabom, Njësia Administrative Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe, 1 automjet në vendin e quajtur “Ish-fermentimi i duhanit”, lagjja Skënderbeg, Shkodër dhe 1 automjet tek vendi i quajtur “Ura Mesit”, Njësia Administrative Postribë, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesit e këtyre mjeteve, shtetasit F. H., B. T., K. B., K. G. dhe A. D., po transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në DVP Shkodër kanë proceduar penalisht për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit F. H., 30 vjeç, B. T., 44 vjeç, K. B., 39 vjeç, K. G., 35 vjeç dhe A. D., 33 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet në ngarkim të tyre janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje