Bllokim të makinës dhe 10 mijë lekë gjobë, çfarë i pret qytetarët që shkelin urdhrin e Ramës, hyn në fuqi vendimi i ri

Shpërndaje

Është publikuar menjëherë në Fletoren Zyrtare vendimi më i ri i kryeministrit Edi Rama për ndalimin e lëvizjes së këmbësorëve pas orës 18:00, si një masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Vendimi i Ramës ka hyrë menjëherë në fuqi dhe paralajmëron të gjithë qytetarët, se do të gjobiten, nëse nuk e zbatojnë.

Siç shihet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare, që disponon “BalkanWeb”, qytetarët që kapen duke lëvizur në rrugë në orarin e përcaktuar nga qeveria, do të gjobiten me 10 mijë lekë të rinj, si dhe do t’iu bllokohet makina 3 muaj.

foto galeri
Shpërndaje