Pas thirrjes të Bashkisë Shkodër ditën e sotme ndaj bizneseve, për lirimin e hapësirave publike në shëtitoren “Kol Idromeno”, këtë të fundit kanë nisur vullnetarisht të heqin karriget dhe tavolinat para lokaleve.
Njoftimi i Bashkisë Shkodër:
Bashkia e Shkodrës ka nisur prej disa ditësh lirimin e hapësirave publike në qytet. Ditën e neserme, do të jetë radha e pedonales “Kolë Idromeno”, një nga segmentet më të frekuentuara të Shkodrës.
Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Gentian Ibro, bën me dije se për këtë qëllim, është ngritur grupi i punës, i cili ka bërë njoftimin e subjekteve me aktivitet në pedonalen “Kolë Idromeno”.
Një pjesë e subjekteve kanë liruar vullnetarisht hapësirat publike, ndërsa Ibro u kërkon edhe subjekteve të tjera të lirojnë vullnetarisht ato. Pas lirimit të hapësirave publike, do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i pedonales, për të krijuar kushte sa më optimale për qytetarët e vizitorët që e frekuentojnë atë.