Bizneset, dy ditë afat për pasqyrat financiare – 10 Tetori është afati i fundit për depozitimin në regjistrin tregtar

Shpërndaje

Bizneset do të kenë edhe dy ditë afat për të dorëzuar pasqyrat financiare të viti 2019, sipas legjislacionit në fuqi. Përmes një njoftimi, Qendra Kombëtare e Biznesit bën apel që të respektohen afatet e reja duke vendosur si datë të fundit 10 Tetorin 2020.

Konkretisht bëhet fjalë për ato subjekte të cilët cilët kanë aplikuar online për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar, nëpërmjet portalit e-albania deri në datën 03.08.2020 dhe rezulton se aplikimi i tyre ka marrë një numër aplikimi (CN…), si dhe i është komunikuar me e-mail nga sistemi për mos validimin e pasqyrave financiare në momentin që është tentuar të bëhet dorëzimi brenda datës së përcaktuar nga ligji, por për shkak të fluksit të madh të aplikimeve në të njëjtën kohë është bërë e pamundur plotësimi dhe dërgimi në mënyrën e duhur të tyre brenda datës 03.08.2020.

Për këtë qëllim është vendosur që bizneset të mos penalizohen për tejkalim afati, por t’u jepet më shumë kohë në dispozicion që të kryejnë procedurën e nevojshme.  Afati i dytë i vendosur është 10 Tetori dhe subjekteve u kërkohet që të depozitojnë pasqyrat financiare në bazë të kritereve të përcaktuara.

/ SCAN

Shpërndaje