Biseda në SKY mes Martinajt dhe Dumanit: “Indrit Dokle se çfarë ka, fut hundët tek punët e mia. Dumani: Nëse i fut, thyeja hundët”…

Shpërndaje

Mes shumë ngjarjeve kriminale të treguara dhe jo të treguara nga bashkëpunëtori i SPAK-ut, Nuredin Dumani, jepet dhe një moment kur Dumani ka biseduar direkt me biznesmenin e lojrave të fatit, Ervis Martinaj.

Të dy personat flasin në telelfona të kriptuar, pasi Martinaj ndodhet në Shqipëri, ndërsa Nuredin Dumani ndodhet në zonën e Prizrenit në Kosovë.

Lidhja e tyre është pikërisht Fredi Xhixha, vëllai i Besian Xhixhës, i cili i ka thënë Dumanit se donte ta takonte “V” që nënkuptonte Vis Martinaj.

Pasi Dumani i ka thënë “Ok” ftesës së dërguar nga Martinaj, në drejtim të Kosovës me një automjet “Hamer”, kanë udhëtuar Eli që besohet së është Elvin Mërlika, Fredi Xhixha dhe dy persona të tjerë.

Në bisedë e sipër që kanë zhvilluar me Dumanin brenda makinës “Hammer”, ky i fundit lidhet direkt në telefon me Ervis Martinaj, i cili i propozon vrasjen e Indrit Dokles, pasi sipas tij, Dokle po i fuste hundët tek punët e tija.

Dumani ka treguar se Martinaj i ka premtuar se do e ndihmonte për çështjen e gjyqeve që kishte me shtetin dhe operacionet e policisë që organizoheshin për kapjen e tij.

Por njëherësh Martinaj i ka treguar se gjërat janë ndërlikuar, pasi kishte bërë shumë zhurmë.

“…Përmes Besianit, kam njohur edhe vëllanë e tij Fredi Xhixha, i cili është i moshës rreth 40 vjec. Pasi Besiani kishte rënë në burg më ka kontaktuar Fredi në telefon në “Sky” dhe më tha se donte të më takonte “V” ge nënkuptonte shtetasin Vis Martinaj. Unë isha në Kosovë dhe i thashë: …kur të duash e takoj…”. Nuk e mbaj mend por pas pak kohe Fredi më tha se do të vinte. Nuk e mbaj mend mirë, mund të ketë qenë dhjetor 2020 ose janar i 2021 por në darkë pasi ishte errësuar, ka ardhur në Kosovë Fredi, i cili ishte në një automjet tip “Hummer”. Bashkë me Fredin në këtë automjet ishin edhe tre persona të tjerë ku njeri thirrej “Eli” (emrin e plotë nuk ja di, Eli është diku tek 45-50 vjeç, ka flokë kuqalosh i shëndoshë, bark madh), i cili ashtë krahu i djathtë i Ervis Martinaj. Një person tjetër geros me trup të mbushur i cili mund të punonte në doganë dhe për të cilin Fredi më tha që është djali i xhajës së Ervis Martinajt, si dhe ujë person tjetër gë ishte një djalë i ri…”, ka pohuar.

Më tej Dumani tregon se: “…Me Fredin dhe personat që e shoqëronin jam takuar në dalje të autostrades Prizren-Prishtinë. Unë kam vajtur në takim me një automjet tip “Audi A6” me targa serbe që i përkiste një serbi që thirret Nikolla. Targa e “Audit” nuk më kujtohet, por unë zbrita nga makina e Nikollës dhe hyra direkt në “Hummerin” që ishte parkuar para një marketi të madh në të djathtë të rreth rrotullimit kur shkon për Prishtinë. Në momentin që hyra në makinë u prezantuam siç e sqarova më lart. Unë i thashë se: “…kush është për të qëndruar le të rrijë, kush nuk është të zbresë…”. Zbritën personi që unë e përshkrova si geros dhe ai djali i ri. Pasi ata zbritën nga makina ne së bashku me Elin dhe Fredin, bëmë një xhiro në një rrugë që të çon për në Gjilan. Drejtues i “Hammerit” ishte Eli, kurse unë isha ulur në sedilje të pare, ndërsa Fredi pas makinës. Kemi udhëtuar 2 km dhe kemi hapur krahun diku dhe aty kemi diskutuar. Eli më tha se: “…Visi donte që të fliste me mua…” dhe më kaloi telefonin e tij i cili ishte “Sky” Chat i koduar gjë që me bëri të kuptoj se ishte Vis Martinaj. U përshëndetëm fillimisht dhe me tha se:”…nëse kisha nevojë për ndonjë gjë t’i drejtohesha atij…”. Unë i thashë: ”…që të më ndihmonte me shtetin, ku unë kisha parasysh që të mbyllte çështjen time…”. Më premtoi se do të merrej me këtë punë dhe më tha që të ruhesha dhe të mos më kapnin pasi, kisha bërë shumë zhurmë. Visi më tha se: “…çunat do të jepnin informacion në lidhje me aksionet që mund të bëheshin për kapjen time…. Nëse do të merrte vesh diçka për mua do të më informonte direkt…”.

Më tej Dumani ka treguar se Ervis Martinaj ka hyrë në temë të bisedës duke i pohuar se:

“…Ervisi më tha se:

”…ai rob…q… Indrit Dokle se çfarë ka, fut hundët tek punët e mia…?

I thashë se:”…po futi hundët tek punët e tua ti thyeja hundët…”.

Më tha se:”…për këtë gjë donte të fliste me mua…”.

Unë thashë se:“…e kuptoja, nuk ishte gjë që nuk arrihej por ishte e vështirë…”.

Ervisi me tha se:”…prandaj erdha tek ti, se e di se është e vështirë se është zona jote…”.

I thashë se:“…nuk i thoja as po as jo, por do ta shikoja dhe ta mendoja…”.

Për çmimin me tha: “…Vendose vetë. Me tha që për do gjë të trija në kontakt me çunat. Për çfarë do halli që të kesh më ço haber…”.

Pas kësaj bisede Eli me Fredin më quan tek “Audi” ku më priste serbi, ndërsa ata morën njerëzit e tyre dhe hipën në “Hummer” dhe ikën….”

Shpërndaje