Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino duke folur nga Korça është shprehur se do të vijojë vaksinimi i gazetarëve menjëherë pas grupeve të riskut.
“Vaksinim masiv? Pasi të vaksinohen të gjitha stafet dhe grupet e riskut, sipas llojeve të vaksinës. Janë disa skenarë, ne po përpiqemi që të bëjmë planin optimal që të përfundojë për 14 muaj. Shtrëngime të masave? Do të merret vendim nga Komiteti i Ekspertëve. Edhe ju do të vaksinoheni. A jeni persona të shëndetshëm?! Menjëherë sa të vaksinohen grupet e riskut do të vaksinoheni edhe ju” – tha Bino.