108 raste pozitive me Covid-19 dhe tre humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit në vend.
“Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 77 vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.”
Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar”.
Listës të të shëruarve i janë shtuar edhe 60 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.