Aplikacionet e kompanisë Meta kanë shfaqur probleme këtë mbrëmje. Mijëra përdorues po përballen me vështirësi në përdorimin e Instagram, Facebook dhe WhatsApp.
Disa media të huaja kanë raportuar lajmin, ndërsa problemet në këto aplikacione janë shfaqur në pjesë të ndryshme të botës, nga Mbretëria e Bashkuar, Europa, SHBA, Azia, Australia, por edhe në vendin tonë.
Përdoruesit janë ankuar për probleme me Instagram-in, me 11,891 raste të regjistruara nga Downdetector që nga ora 18:00.
Edhe përdoruesit e Facebook kanë raportuar ndërprerje, me probleme dhe raportime kryesisht në brigjet Lindore dhe ato të Paqësorit në SHBA.
Sipas Downdetector, ndërprerjet në Facebook janë raportuar për herë të parë rreth orës 18:00 sot dhe kanë arritur më shumë se 100,000 ankesa për probleme.