Çmimi i naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare ka pësuar një rënie të ndjeshme. Bursa e Londrës u mbyll këtë të premte në kuotat e 86 dollarëve për fuqi. Rënien më të madhe ari i zi e pati në bursën e Teksasit, teksa vlera e një fuqie naftë ra me 5.5 për qind dhe duke kapur kuotën e 78 dollarëve.
Ekspertë të ekonomisë globale rendisin si arsye për rënien e çmimit të naftës dhe një prej tyre është rritja më e lartë e dy dekadave të fundit e vlerës së dollarit amerikan. Gjithashtu një tjetër arsye që ka ndikuar sipas ekspertëve në rënien e çmimit të naftës është edhe frika e qytetarëve për rritjen e interesave që mund të sjellin një recesion në ekonomi.
Në 4 javët e fundit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka pësuar një ulje të vazhdueshme duke arritur në kuotat e fillim Janarit, përpara nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.
Lufta mes dy vendeve, e cila nisi në 24 Shkurt solli pasoja në tregjet globale për shkak të varësisë energjitike të shteteve të ndryshme ndaj Rusisë duke sjellë kështu edhe rritje të çmimit të naftës.