Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e Krishtlindjes në Tiranë.
Një 35-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R.H, ngjarja e ndodhur në afërsi të sheshit “Shqiponja”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.12.2021, rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. H., 35 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.