
Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, ndau sot një moment të veçantë nga takimi me dy figura të nderuara të komunitetit – mjeshtrën Mukades Canga dhe artistin Sabah Baxha. Në një atmosferë të ngrohtë miqësore, ai rikujtoi vlerat e përbashkëta që i lidhin prej vitesh, duke nënvizuar rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe njerëzore që përfaqësojnë.
Postimi i kandidatit Lesha:
Sot pata kënaqësinë të takoj përzemërsisht mjeshtren e madhe Mukades Canga dhe bashkëshortin e saj, të mirënjohurin Sabah Baxha. Për mua, ky çift nuk janë vetëm komshinj të mirë prej vitesh, por edhe miq të ngushtë të familjes.
Biseda jonë u përshkua nga ndjenja nostalgjie, kujtime të çmuara dhe këshilla të vyera nga dy njerëz që i vlerësoj me shumë respekt dhe mirënjohje
